MENU
klinika

108 persona qëndruan në Qytet Studenti

Afganët akomodohen në hotelet e Durrësit

29.08.2021 - 12:20

Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri. Mëngjesin e ditës së sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur dy avion të tjera me qytetarë afganë, në mesin e tyre kishte dhe fëmijë.

Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino. Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. Vetëm sot në Shqipëri kanë mbërritur 182 afganë. Ndërkohë pritet që numri i afganëve të vendin tonë të shkojë në 4000 persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN