MENU
klinika

Të plagosurit nisen me urgjencë drejt Traumës

Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, përplasen 2 automjete

11.08.2021 - 08:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa të Kosovës, 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm, dhe as identitet e personave të plagosur