MENU
klinika

“Ekspertë amerikanë për të mbështetur FA-të”

Ambasadorja Yuri Kim: Të trishtuar për shkatërrimet në Jug të Shqipërisë

08.08.2021 - 10:28

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, ndërsa bën me dije se kanë mbërritur ekspertë amerikanë për të mbështetur Forcat e Armatosura shqiptare.

Yuri Kim shprehet se Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimet e shkaktuara nga zjarret në Jug të Shqipërisë.

“Si çdokush tjetër në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në Jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja e SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis ndërhyrja me helikopterin holandez

Situata kritike me flakët në fshatin Dukat