MENU
klinika

Pa koment

Arkivat austriake: ”Qytetet-fantazmë” të Shqipërisë

25.08.2021 - 12:07

        Nga: Kreshnik Kuçaj

Gjatë Luftës së Parë Botërore, austro-hungarezët administronin veriun e vendit dhe zonën e ultësirës perëndimore, deri në Vlorë. Në Shqipëri, prania e austro-hungareze do të zgjaste nga janari i vitit 1916 deri në nëntorin e vitit 1918.

Ardhja në vendin tonë, nuk u karakterizua nga përplasje të armatosura, madje pati edhe një ftesë publike nga ana e krerëve lokalë, për popullatën, që t’i prisnin austro-hungarezët si çlirimtarë dhe jo si pushtues.

 

Në këtë kontekst, në qytetet kryesore ku ishin të pranishme forcat austro-hungareze do të zhvilloheshin ceremoni të posaçme për pritjen e trupave, momente që janë fiksuar edhe në foto.

 

Gjatë qendrimit në Shqipëri, austriakët konsiderohet se kanë ndikuar shumë me projektet infrastrukturore. Sigurisht, për qëllime ushtarake, por megjithatë, përfitimet do të ishin të dyanshme.

Fotografitë i përkasin arkivës austriake të viteve 1916-1918, ku janë të fiksuara pamje nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe ceremonitë e zhvilluara në ato vite, për pritjen e trupave ushtarake. (scan)

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen