MENU
klinika

Tokyo 2020

Askush si ajo, 4 medalje në 4 Olimpiada

01.08.2021 - 11:08

Të marrësh një medalje në Lojërat Olimpike është kulmi i një sportisti, por të marrësh 4 të tilla në 4 Olimpiada, është vërtet rekord për historinë e sportit në përgjithësi.

Këtë e bëri sportistja 36-vjeçare nga Zelanda e Re, Valerie Adams. Ajo fitoi medaljen e bronztë në disiplinën e hedhjes së gjyles, me hedhjen 19.62 metra. Kjo ishte medalja e katërt në katër Olimpiada, për 36-vjeçaren nga Zelanda e Re, duke u futur kështu në histori.

Fillimisht ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, katër vite më vonë fitoi sërish të artën në “Londër 2012”, të argjendtën e fitoi në “Rio 2016”, ndërsa tani fitoi të bronztën në “Tokyo 2020” duke shkruar kështu historinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN