MENU
klinika

Tokyo 2020

Izmir Smajlaj nuk kualifikohet dot për në finale

31.07.2021 - 13:37

Kishte pritshmëri më të mëdha, por nuk ia ka dalë dot. Ka garuar në Lojërat Olimpike të Tokyos edhe atleti tjetër shqiptar, Izmir Smajlaj, i cili konkurroi në baterinë A në kërcim së gjati, por nuk ia doli të sigurojë kualifikimin për në finale.

Atleti shkodran kërceu 7.81 metra në provën e parë dhe 7.86 metra në të dytën, ndërsa në tentativën e tretë bëri faull, duke e mbyllur konkurrimin e tij në vendin e 9 në baterinë A dhe në vendin e 17 në renditjen e përgjithshme.

Performanca e Izmir Smajlajt në Tokyo ishte më e mirë se ajo në Lojërat Olimpike të Rios katër vite më parë, ku nuk shkoi dot përtej 7.72 metrave, por ishte larg rekordit të tij personal prej 8.11 metrash.