MENU
klinika

Superkupa e Gjermanisë

Bayern nuk fal, Lewa i jep trofeun e parë Nagelsmann

17.08.2021 - 22:31

Bayern Munchen merr trofeun e parë sezonal, duke mposhtur 3-1 Borussia Dortmund për Superkupën e Gjermanisë. Është Lewandowski që shënon dy gola dhe i jep trofeun e parë edhe trajnerit Nagelsmann.

Bayern gjeti golin e avantazhit me bomberin e saj Robert Lewandowski. Aksion super i bukur nga skuadra e Nagelsmann, teksa Coman është ai që jep harkimin perfekt për polakun i cili godet fort me kokë sikur të ishte penallti në lëvizje.

Bayern realizoi edhe golin e dytë sapo ka nisur ndeshja pas pushimit. Thomas Muller nuk ka falur duke e dërguar ne rrjetë një top të nisur nga krahu i majtë dhe ku Leëandoëski nuk arriti dot ta shtynte në portë, teksa mundësia iu ofrua veteranit tjetër.

Dortmund nuk dorëzohet dhe e bën me kapitenin e saj, Reus. Një goditje nga distanca, në hyrje të zonës për fantazistin, që e kalibron topin ashtu si duhet. Neuer i mundur dhe verdhezinjtë rikthehen në lojë.

Por Bayern shënon sërish dhe përsëri është Lewandowski. Minuta e 74’ dhe 1-3 për Bayern, që arrin të mbajë deri në fund avantazhin. Haaland edhe njëherë në hije të Dortmund kur vjen përballja me të fortët.