MENU
klinika

Nuk janë në listën e “vendeve të sigurta”

BE do të mbyllë kufijtë me Kosovën, M. e Veriut dhe Malin e Zi

26.08.2021 - 16:17

Bashkimi Europian mund të mbyllë së shpejti kufijtë me, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, pasi ato rrezikojnë të hiqen nga lista e të ashtuquajturave shtete të sigurta nga koronavirusi.

Sllovenia, si vend kryesues i Bashkimit Evropian, ka përpiluar një listë të re të vendeve më të cilat duhet të kthehen masat kufizuese sa i takon lëvizjes në BE, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Sipas raporteve të mediave, Shkupi, Podgorica dhe Prishtina mësohet se janë pjesë e kësaj liste.

Shtetet anëtare të BE-së do të votojnë në ditët në vijim për miratimin e listës së përditësuar.

Përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mësohet se BE-ja ka përfshirë në listën e vendeve të pasigurta edhe Malin e Zi, Izraelin, Shtetet e Bashkuara dhe Libanin. Shqipëria mësohet se nuk është futur në këtë listë, pasi deri më tani, regjistron numër më të ulët të infektuarish sesa vendet fqinje. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova raportojnë prej një jave mbi 1500 të infektuar çdo ditë. Numri i viktimave ka ardhur po ashtu duke u rritur.

Sipas shumë mediave të Ballkanit që iu referohen burimeve nga BE-së, nga vendet që nuk janë në listën e “vendeve të sigurta” nuk lejohet hyrja në BE, përveç udhëtimeve të domosdoshme.

Shqipëria ishte ndër vendet e fundit në rajon që iu hapën kufijtë në fillim të korrikut nga Bashkimin Europian edhe pse plotësonte të gjitha kushtet. Për shkak të niveleve të lartë të infeksionit në vendet e unionit, Komisioni i BE-së vendosi që numri minimal të rasteve të reja të Covid-19 për pranimin e udhëtarëve të vendeve të treta të ngrihet në 200. Deri më tani, Shqipëria e plotëson këtë kriter, por është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas dy javësh, kur lista të rishikohet sërish.

Vendi ynë regjistroi 844 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 4 viktima, por bilanci është më i rëndë në vendet fqinje, të cilat po përballen me dhjetëra viktima çdo ditë. Shkalla e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë, por ka gjasa të jetë më e lartë në javët në vazhdim, duke shkelur kështu kriterin kryesor të BE-së.

Kosova regjistron në shtatë ditët e fundit 560 raste për 100.000 banorë, duke mos plotësuar kështu kushtin kryesore të unionit për hapjen e kufijve, ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë rreth 500 raste për 100.000 banorë

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni kishte rekomanduar që kufijtë e jashtëm të hapen prej 1 korrikut duke e arsyetuar në atë kohë këtë rekomandim me gjendjen e mirë epidemiologjike Komisioni kishte konstatuar se kjo situatë në vendet e Ballkanit Perëndimor është “e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në vendet e BE-së”.

Zyrtarë të Komisionit Europian thonë për “Politico.Eu” se presin që kufijtë më shumë vende të treta të mbyllen sërish në një të ardhme jo të largët. Diplomatë të lartë të BE -së thanë se Komisioni tashmë po përgatitej për futjen e kufizimeve të reja të udhëtimit dhe po përgatiste plane që lëvizjen e mallrave dhe njerëzve që rrjedhin brenda BE -së të bëhej pa probleme.

Po ashtu kufizimet nuk vlejnë për rezidentët në vendet e Bashkimit Europian.

Përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, BE-j ka hequr kufizimet e udhëtimit për qytetarët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri në pushimet verore, BE-ja i ka përditësuar listat çdo dy javë, në përputhje me situatën epidemiologjike në secilin vend veç e veç.

Kjo praktikë do të vazhdojë tani që institucionet evropiane po i kthehen funksionimit normal, pas pushimeve verore.

Në maj, BE-ja ka miratuar të ashtuquajturën “frenë emergjente”, sipas së cilës, ndalimi i udhëtimit për qytetarë të vendeve të caktuara mund të riaktivizohet urgjentisht, nëse situata epidemiologjike përkeqësohet me shpejtësi.

BE-ja ka vendosur kufizime për udhëtimet e parëndësishme për qytetarët e të ashtuquajturve vende të treta që në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të na mbarojnë makaronat!"

A do të vuajë Europa një krize urie?

Intervista/ "Nëse kërkohen masa drastike do të merren..."

A do mbyllen sërish kufijtë? Majko: Ja pse kërkova ndihmën e Janullatos!

A është e nevojshme bashkësia për të menaxhuar pasojat e krizës?

“Kriza e Coronës provë ekzistenciale për BE”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin