Sipas një hulumtimi, rreth 14.4 trilion bishta cigaresh hidhen çdo vit në të gjithë botën. Për t’i dhënë fund kësaj problematike, është ndërtuar automjeti robotik i quajtur BeachBot, ose shkurt BB. Pas këtij krijimi qëndron Edwin Bos dhe Martijn Lukaart. Qëllimi i krijimit të modelit autonom me katër rrota është kërkimi dhe mbledhja e bishtave të cigareve.
Falë softuerit dhe teknologjisë, BeachBot “kreh” plazhin dhe kudo që kupton ekzistencën e një bishti cigareje, merr përsipër mbledhjen. Me vetëm 80 centimetra gjerësi, BeachBot ka dy kamera, duke i dhënë atij shikim të dyfishtë, përpara dhe prapa. Aktualisht, BeachBot mund të funksionojë në mënyrë autonome për një orë.
BeachBot përdor inteligjencën artificiale dhe algoritme të zbulimit të imazhit për të dalluar një bisht cigareje nga objektet e tjera dhe plehrat në plazh. Ndërsa roboti është ende në një fazë të hershme prototipi, TechTics po premton përparim në të ardhmen.