MENU
klinika

"Paris-Presse", 1967

Bekim Fehmiu në Francë: Parizienet, do të çmenden…

12.08.2021 - 11:27

         Nga: Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”.

Parizienet do të çmenden pas tij


Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frëngjishjta).

Në Kanë, kritikët thanë për ta, se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe tërheqës, si Belmondo (Jean-Paul).