MENU
klinika

Hapësirat e mëdha mund të shihen nga qielli

Bill Gates mbjell patate për McDonald’s

01.08.2021 - 12:04

Patate të skuqura për McDonald’s. Karrota për prodhuesin më të madh në botë. Qepë për supermarkete. Këto janë vetëm disa nga dhjetëra produktet e rritura në “perandorinë bujqësore” të krijuara nga themeluesi i Microsoft, Bill Gates në Amerikë.

Me më shumë se 269.000 hektarë në emër të Bill dhe Melinda Gates, të dy përshkruhen si pronarët më të mëdhenj të tokës bujqësore në vend.

Ata kanë aq shumë hektarë tokë të punueshme sa mund të shihen edhe nga hapësira!

Çifti i famshëm i cili kohët e fundit njoftoi divorcin e tij, përveç pasurisë së madhe që kanë, bizneseve dhe bamirësive që menaxhojnë së bashku, tani do të duhet të ndajnë tokën që ata të dy zotërojnë në të paktën 18 shtete në të gjithë Amerikën.