MENU
klinika

COVID-19

Bino: Një i vaksinuar ka 32 herë më pak rrezik të infektohet krahasuar me një të pavaksinuar

25.08.2021 - 11:01

Komiteti Teknik nuk ka vendosur për marrjen e masave të reja anti-Covid, ndërsa ka kërkuar bërjen e vaksinës, Silva Bino tregoi edhe shifrat, të cilat sipas saj konfirmojnë nevojën që ka shoqëria për vaksinat me qëllim daljen nga kjo situatë.

Bino tha se reastet nga persona të pavaksinuar janë 12 herë më shumë krahasuar me rastet e personave që kanë marrë vetëm një dozë vaksine. Ndërkohë, sipas saj, rastet e personave të pavaksinuar janë 32 herë më shumë krahasuar me rastet e personave të vaksinuar.

Përfundimisht Komiteti Teknik konfirmoi se situata mund të mbahet nën kontroll duke respektuar masat e marra më herët në lidhje me koronavirusin. Të tilla janë mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, si markete, qendra tregtare, aeroporte, etj.

Po ashtu do të mbahet në fuqi vendimi për të mos lejuar grumbullime mbi 50 persona në ambiente të jashtme, ndërsa muzika nuk do të lejohet pas orës 23:00.