MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë rekomandohet për të sëmurët me artrit, plazh apo llixha?

01.08.2021 - 17:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë rekomandohet për të sëmurët me artrit, plazh apo llixha?

Mjeku: Të sëmurëve me artrit reumatoid, plazhi nuk iu këshillohet, ndërsa banjo dielli mund të bëjnë vetëm në orët e mëngjesit dhe pasdites, kur dielli nuk është shumë i fuqishëm.

E nxehta, ato praktikat e mbulimit me rërë të nxehtë, nuk janë të këshilluara, janë shumë të rrezikshme, nxisin inflamacionin, rëndojnë gjendjen.

Po ashtu edhe vajtja në llixha, në ujërat e nxehta nuk këshillohet. Ka gjithashtu edhe disa vende ku ka ujë të ftohtë, as ajo nuk këshillohet. Se një i sëmurë që vuan nga zemra, për shembull, nuk mund të futet në ujëra aq të ftohta. E për më tepër, nuk mund të futet pa kontroll mjekësor.

Do t’u këshilloja të sëmurëve që mbi artikulacionet e pezmatuara, të inflamuara, ku ka nxehtësi lokale, janë të ënjtur, të vënë kompresa me akull. Dhe kur nuk kanë nxehtësi lokale, janë të qetë por kanë ato kërcitjet, gjithmonë duke u këshilluar me mjekun, mund të vënë kompresa të ngrohta, jo të nxehta.

Të mos sforcohen, të kryejnë aktivitet fizik dhe kinezoterapi, që do të thotë terapi me atë të lëvizjes nën ndjekjen e specialistëve mjekësorë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mungojnë mijëra klientë

Llixhat në pandemi