MENU
klinika

Publikon foton e rrallë të fëmijërisë

Dojna Mema bëhet nostalgjike

11.08.2021 - 15:01

Dojna Mema gjithmonë është aktive në rrjetet e saj sociale teksa ndan foto dhe video nga përditshmëria me njekësit e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto që ishte e shkrepur para 24 viteve, kohë kur moderatorja ishte ende fëmijë.

Fotoja u publikua fillimiht nga motra e Dojnës ku shihen të dyja vajzat krah njëra-tjetrës.

“Gusht 1997”, shkruante Mikela në postimin e saj, ku etiketoi edhe Dojnën.

Ndërkohë, moderatorja shkroi: “Hahaha, prindërit tanë kanë patur shumë sens humori me modelin e flokëve”.

Kjo sepse flokët e Dojnës kanë një prerje të çrregullt: balluke, pjesa anash kokës me flokë të gjatë, ndërsa pjesa pas kokës me flokë më të shkurtër.