MENU
klinika

Bubdesliga, Java 3

Dortmund i falet Haaland, triumfon në limite

27.08.2021 - 22:30

Borussia Dortmund edhe njëherë tjetër i është falur Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez realizoi golin e fitores në limitet e ndeshjes, teksa skuadra mposhti në shtëpi 3-2 ekipin e Hoffenheim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola dhe të pestë rrjetat u realizuan në të dytën. Fillimisht kaluan në avantazh vendasit me Reyna, por miqtë barazuan në 61’ me Braumgartner.

Pas tetë minutash Bellingham rikthen në avantazh Dortmund. Kur dukej se sfida mbaroi, Hoffenheim barazon në 90’ me Dabbur. Por ishte thjesht një iluzion për miqtë, pasi Haaland një minutë më pas shënon golin e tretë dhe të fitores.