Me propozimin dhe insistimin e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, më në fund është zyrtarizuar “Nderi Kombit” (pas vdekjes) për Gjeneral Nexhip VINCANI.
Duke përfituar nga kjo ngarje por dhe në nderim të personaliteteve dhe bashkëudhëtarëve të ndjerë, Rrahman PARLLAKU dhe Naim MUHAJ, e konsideroj privilegj dhe “detyrim-amanet” të ndaj lajmin e mirë, bashkë me një përmbledhje rreth Gjeneral Vinçanin:
Nuk është e lehtë të përshkruash jetën e çdo njeriu të zakonshëm, por është mision i pamundur të përmbledhesh në vetëm pak rreshta udhëtimin, përpjekjet, vuajtjet, zhgënjimet, modestinë dhe vlerat e një qytetari shëmbullor, një patrioti model, Gjenerali të talentuar dhe shtetari me integritet të spikatur si Nexhip Kareman Vinçani.
Pinjoll i një familje elitare, bashkë me babain Kareman Beu dhe 2 vëllezërit e Tij, kanë mbajtur peshë gjatë luftës nacional-çlirimtare në qarkun e Korçës dhe mbarë kombin.
Gjatë luftës, ka kryer funksione të larta, si Komandant Brigade, Drejtues Qarku, Zëvendës Komandant për çlirimin e Tiranës, etj.
Mbas çlirimit, Gjenerali ka shkëlqyer si Komandant Divizioni, Drejtor Drejtorie deri Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Megjithë këto vlera të spikatura dhe kontribute në dobi të kombit, nuk i shpëtoi persekucionit nga regjimi komunist i E. Hoxhës.
Kështu në 1958 u çmobilizua nga Ushtria dhe për rreth 20 vjet u ‘degdis” në ndërmarrjet e bonifikimi në Fier, Lushnjë, etj.
Ndërsa edhe pse në pension pleqërie, mbas 11 muaj hetuesi, në 1982 u shpall “armik i popullit” dhe u internua në një fshat të Gramshit !
Duke e parë kështu, edhe pse sigurisht “e vonuar”, e çmoj shumë të merituar dekorimin e Tij.
Në shtesë, përveç Gjeneralit të ndjerë, mendoj se kjo dekoratë u bën edhe më shumë nder vajzave, nipërve, mbesave, familjarëve të Tij si dhe kolegëve ushtarak që kanë shërbyer apo vijojnë të kontribuojnë me vetëmohim shëmbullor në dobi të kombit dhe shoqërisë.
me konsideratat më të larta,
Shënim: marrë nga faqja e facebook-ut të:
* Gjeneral ® PiroAHMETAJ,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si dhe ish:
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;
Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA;