MENU
klinika

Prezantohet vitin e ardhshëm

Elon Musk do të krijojë një robot për ‘punët e mërzitshme’

21.08.2021 - 11:18

Elon Musk po merret, ndër të tjera, me një robot humanoid (i ngjashëm me njeriun në pamje), i cili mund të prezantohet vitin e ardhshëm.

“Në thelb do të merret me punën që është e mërzitshme, e përsëritur dhe e rrezikshme,” tha Musk për robotin Tesla. “Cila është puna që njerëzit më së paku do të donin të bënin?” Elon nuk përmendi nëse roboti do të shitej dhe nëse po, për sa para. Roboti do të ketë një ekran të pozicionuar në vendin ku supozohet të jetë fytyra e njeriut dhe do të shfaqen “informacione të dobishme”, sipas Musk.

Elon Musk do të krijojë një robot për ‘punët e

Robotët e ngjashëm me njerëzit kanë qenë prej kohësh tërheqës. Por krijimi i një roboti të ngjashëm me njeriun që mund të kryejë detyra njerëzore duket tepër i vështirë. Inteligjenca artificiale është përmirësuar me shpejtësi, por mbetet shumë prapa aftësive të përgjithshme edhe të një fëmije të vogël.

Musk e përshkroi robotin si një shtrirje të punës së Tesla për të ndërtuar automjete vetë-drejtuese. Roboti do të përdorë të njëjtin çip kompjuterik dhe do të lëvizë me tetë kamera.

Ai u shpreh se roboti mund të bënte punë të ndryshme, duke përfshirë edhe pazarin. Musk bëri shaka duke thënë se roboti i tij do të ishte miqësor.

Pyetja është: A po bën Elon shaka për planet për të krijuar robotë? Epo, nuk i dihet kurrë. Nga prezantimi, duket se nuk e ka marrë shumë seriozisht.

Burimet: CNN, The Verge