Problemet e shëndetit mendor janë kthyer në një problem shqetësues për njerëzit ditët e sotme, ankthi dhe depresioni po mbizotërorojnë jetën e përditshme dhe aktivitetet kryesore.
Këngëtari Mozzik me anë të postimeve në rrjetet sociale ka rrëfyer se vuan nga ankthi dhe shprehet se kjo gjendje po i kthehet në një pengesë për të jetuar lirshëm jetën.
“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.
Të shumtë janë dhe personazhet e famshëm që kanë pranuar publikisht që vuajnë nga këto probleme dhe fakti që janë nën syrin e publikut gjatë gjithë kohës e bën edhe më të vështirë për ta.