MENU
klinika

Zjarri merr kodrën

Flakët pushtojnë edhe Himarën

20.08.2021 - 13:02

Vatrat e zjarrit kanë pushtuar qarqe të ndryshme të vendin duke nisur nga veriu në jug.

Sipas njoftimit zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në fshatin Thirrë të Mirditës. Trupat e forcave të armatosura dhe helikopteri holandez nuk kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Për pasojë vatra e zjarrit avancuar poshtë shpatit në drejtim të fshatit Xhuxhë.

Por zjarret e Mirditës nuk përfundojnë këtu. Nën flakët e zjarrit janë dhe fshatrat Fan, Munlle, Rubik dhe Katund I Vjetër. Edhe pse situata është normalizuar, përsëri vatrat active paraqesin rrezik.

Ndërsa në fshatin Patale të Lezhës, Vatra e zjarrit është izoluar dhe në disa pika të saj ka tym. Situata po mbahet në monitorim nga forcat e pushtetit vendor.

Ndërkohë Bashkia Pukë, Fushë Kumulli, Qershizë –Situata është nën kontroll dhe paraqitet e qetë, por në terren mbeten të angazhuar 25 trupa të FA, 8 nga shërbimi pyjor dhe 8 zjarrfikës.

Ndërsa në Fushë Arrës bashkimi i Forcave të Armatosura dhe të shërbimit pyjor kanë bërë që vatrat e zjarrit në fshatin Flet dhe Sqirrë të lokalizohen, por për shuarjen e tyre është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri. E njëjta situata paraqitet në fshatin Gur I Zi në Shkodër.

Ndërsa bashkinë e Kukësit flakët e zjarrit po rrezikojnë Parkun Natyrir Korab-Koritnik, vatrat e zjarrit dhe tymi i dendur vazhdojnë të jenë active në zonën e mbrojtur.

Ndërsa në jug të vendit flakët e zjarrit ende nuk janë shuar. Për pasojë në Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes. Gjate natës zjarri nuk ka avancuar. Aktualisht digjen vetëm trungje brenda vatrës si dhe humusi. Terreni është i vështirë dhe nuk lejon ndërhyrjen nga toka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy viktima nga zjarret në vend/ Kush e zëvendëson

Shkarkohet shefi i Zjarrfikëses në Gjirokastër

Si paraqitet situata në qarkun e Lezhës

Vatrat e zjarrit nuk përbëjnë problem për banesat


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë