MENU
klinika

Plot 1.500 km/h

Gati për testim avioni supersonik që do arrijë shpejtësinë e zërit

04.08.2021 - 14:55

NASA ka publikuar një video të avionit supersonik e testimi i parë fluturues i tij pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.

Agjencia amerikane hapësinore ka shpërndarë videon e avionit X-59 Quiet Supersonic (QueSST), që po prodhohet në fabrikën e Lockheed Martin në Palmdale të Kalifornisë.

Ky avion është dizajnuar që të mos krijojë zhurmë të madhe gjatë lëvizjes me shpejtësi supersonike prej 1.4 Mach apo 1.500 kilometra në orë. Zyrtarisht dihet se shpejtësia e zërit arrihet me lëvizjen e një mjeti me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë.

Videoja 43 sekondëshe shfaq procesin e zhvillimit të këtij avioni, në veçanti të kabinës së pilotit që është nëntë metra dhe brenda saj ka të instaluar sistemin më të avancuar për pilotim.

NDIQNI VIDEON NË KËTË LINK