Çdo lëvizje e njërit apo tjetrit, krijon efekt domino në merkato. Kështu është edhe qëndrimi i Harry Kane te Tottenham. Sulmuesi anglez ishte synimi kryesor i Manchester City-t.
Dhe menjëherë sytë kthehen te një sulmues tjetër, Cristiano Ronaldo. Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë portugezin te kampioni i Premier League, por klubi duhet t’i plotësojë tri kushte për ta blerë atë.
Marrëveshja e Ronaldos me Juventusin mbaron në verën e vitit 2022, por 36-vjeçari po bën trysni të largohet tani, megjithëse klubi këmbëngul se ai asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin.
Cristiano Ronaldo situation ⚪️🇵🇹
He wanted to “look for potential new options”.
PSG are currently not interested.
Mendes contacted Manchester City but Juve want €25m and #MCFC have NO intention to pay any fee. “Complicated”.
Juve are still convinced that Cristiano will stay. pic.twitter.com/zGTF5Bymtp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 24, 2021
Mediat italiane raportojnë se Manchester City është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për ta blerë Ronaldon, por koha po ikën për gjigantin anglez për arritjen e një marrëveshjeje.
Afati kalimtar i verës mbyllet me 31 gusht, por kjo nuk është e vetmja gjë që e bën të vështirë marrëveshjen. Sky Sport Italia raporton se City nuk dëshiron ta paguajë Juventusin për Ronaldon, ndërsa gjiganti italian i kërkon rreth 30 milionë euro për ta liruar portugezin.
Si alternativë, Juventus është i hapur ta marrë Gabriel Jesusin në një marrëveshje shkëmbimi, por City nuk dëshiron ta largojë brazilianin. Skuadra e Pep Guardiolës duhet ta shesë ndonjë futbollist për ta marrë Ronaldon dhe, sipas mediave italiane, Sterling mund të largohet, por, përsëri, City nuk ka mjaftueshëm kohë për ta shitur anglezin.