MENU
klinika

Sulmuesi i Tottenham

Harry Kane merr vendimin përfundimtar mbi të ardhmen

25.08.2021 - 14:46

Harry Kane merr vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij. Duke postuar një status në rrjetet sociale, ai shkruan: “Ishte e pabesueshme të shihja pritjen që më bënë tifozët e Spurs të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet e mbështetjes që kam marrë prej tyre javët e fundit.

Unë do të qëndroj te Tottenham edhe këtë verë dhe do të jem 100% i fokusuar për ta ndihmuar klubin të arrijë suksese”. Me këto fjalë, Harry Kane ka zyrtarizuar qëndrimin e tij me “Spurs” deri verën e ardhshme, të paktën.

Mision i kryer për Fabio Paratici dhe drejtuesit e Tottenham. Kapiteni i Anglisë ishte joshur nga Manchester City, i cili dukej i gatshëm të bënte çmenduri për ta marrë kësaj vere.


Sulmuesi kishte qenë protagonist i disa episodeve të diskutueshme në fillim të merkatos, siç ishte mbërritja e vonë në përgatitjet parasezonale. Të gjitha këto episode nuk çuan kurrë në thyerjen përfundimtare me klubin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN