MENU
klinika

Rrezikoheshin dhe banesat

Gjirokastër/Shkarkesa elektrike i vë zjarrin magazinës me ushqime

21.08.2021 - 08:57

Një shkarkesë elektrike në kutinë e shpërndarjes së linjës së korrentit ka shkaktuar zjarr në një magazinë ushqimore në Gjirokastër.

Nga flakët rrezikoheshin edhe banesat aty pranë por që janë shuar në kohë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pranë zjarrit ndodhej edhe një depozitë gazi që mund të rrezikohej të shpërthente nëse flakët do të përhapeshin, por kjo nuk ka ndodhur.