MENU
klinika

Bundesliga, Java 2

Haaland “thatë”, Dortmund bie në sfidën e dytë

21.08.2021 - 17:32

Pas Superkupës së Gjermanisë, Borussia Dortmund humb edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit. Freiburg fiton 2-1 në shtëpi, ndërsa Haaland në dy ndeshjet e fundit nuk arrin të tregojë klasin e tij të zakonshëm.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje, në fillimin e së parës dhe të së dytës. Verdhezinjtë ngushtuan me anë të një autogoli. Pavarësisht përpjekjeve, Dortmund nuk arriti të marrë një pikë.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Bochum-Mainz 2-0, Eintracht Frankfurt-Augsburg 0-0, Greuther Furth-Arminia Bielefeld 1-1, Hertha Berlin-Wolfsburg 1-2.