MENU
klinika

SIGAL UNIQA

I dashur ndërtues! Së bashku më të sigurtë

30.08.2021 - 17:49

Kompanitë e ndërtimit janë ndër subjektet e biznesit me më tepër fitim dhe që zhvillojnë një aktivitet të madh ekonomik në vendin tonë.  Ndërtimi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe numëron me dhjetëra mijëra të punësuar, ndërsa arka e shtetit përfiton miliarda lekë përmes taksave, kontributeve etj.

Por siç do biznes tjetër, edhe ndërtimi ka risqet e tij.

Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë permanente ndaj fenomeve të papritura dhe të paparashikuara, duke nisur me kushtet e motit, të papriturat e shtresave të nëntokës mbi të cilën ju ngrini themelet e projekteve tuaja dhe deri tek pakujdesitë njerëzore në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner, të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon është e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që projektet tuaja të mos ndalen, por të ecin përpara.

Ju nuk keni pse të mendoni se, sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, shpërthimi, vjedhja, apo senjë punëtori juaj nuk u tregua i kujdesshëm.

Për të gjitha këto mendon SIGAL UNIQA.

ÇFARË OFRON KONKRETISHT:

Marrja e lejes së ndërtimit

SIGURIMI I DETYRUESHËM I PËRGJEGJËSISË CIVILE DHE PROFESIONALE NË NDËRTIM

Sigurimi i detyrueshëm 10 vjeçar i objekteve, përgjegjësisë civile dhe profesionale në bazë të Ligjit 107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, datë 31.07.2014.

Për marrjen e lejes së ndërtimit

SIGURIMET E DETYRUESHME INXHINIERIKE

  1. Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për arkitektët dhe Inxhinierët zbatues
  2. Sigurimi i përgjegjësisë publike ndaj palëve të treta
  3. Sigurimi i punimeve të kontraktorit

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale për arkitektët dhe Inxhinierët zbatues

Çfarë mbulohet

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim varen nga një sërë faktorësh duke përfshirë, kufirin e dëmshpërblimit që do të sigurohet, masa dhe qëllimi i biznesit ose praktika dhe shkalla e rrezikut që lidhet me aktivitetet e tij.

Çmimi mesatar i këtij sigurimi është 2% e te ardhurave totale të biznesit që ushtron klienti.

Çfarë dokumentacioni paraqet klienti për aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

Sigurimi i përgjegjësisë publike ndaj palëve të treta

Çfarë mbulohet

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij. Tarifat për kete lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit etj.

Sa kushton?

Çmimet për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit te pergjegjesise.

Çfarë dokumentacioni paraqet klienti për aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

Sigurimi i punimeve të kontraktorit – Garancia e cilësisë

Çfarë mbulohet

SIGAL UNIQA e ofron këtë shërbim për të garantuar se, një firmë ndërtimi apo shërbimi do të kryejë punime sipas cilësisë së kontraktuar, sipas konstruksionit dhe funksioneve të kontraktuara deri në përfundim të projektit në fjalë.

Në çdo rast, SIGAL garanton zëvendësimin e materialeve apo të punimeve që rezultojnë jashtë standarteve deri në shumën e përcaktuar në garanci.

Sa kushton?

Çmimet vjetore për Sigurimet e  Garancive variojne nga 0.5% deri në 6 % e shumës së siguruar, në varësi të riskut që ka klienti.

Çfarë dokumentacioni paraqet klienti për aplikim:

  • QKR te kompanise
  • CV te kompanise dhe stafit drejtues
  • Bilanci i dy viteve te fundit
  • Plotesimi i pyetesorit te aplikimit

A ka kompani që nuk mund ta marrin këtë sigurim?

  • Të gjitha kompanitë që kanë bilanc negativ (me humbje) nuk mund të sigurohen nga SIGAL UNIQA.
  • Cdo kompani qe ka deme ne periudha te meparshme ose nuk ka treguar integritet ne zbatimet e kontratave nuk mund te sigurohet.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/

Pas fillimit të punës

SIGURIMET VULLNETARE INXHINIERIKE

  1. Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim
  2. Sigurimi i të gjitha rreziqeve në montim
  3. Sigurimi i makinerive
  4. Sigurimi i të gjithë punonjësve nga aksidentet

________________________________________

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim

Çfarë mbulohet

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Çfarë dokumentesh kërkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/#

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në montim

Çfarë mbulohet

Nëpërmjet kësaj pakete sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Çfarë dokumentesh kerkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/#

Sigurimi i makinerive

Çfarë mbulohet

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Çfarë dokumentesh kërkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/#

Sigurimi i të gjithë punonjësve nga aksidentet

Çfarë mbulohet

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

SIGURIMI I DYQANIT/MAGAZINËS PËR DËME NDAJ PALËVE TË TRETA

Çfarë mbulohet

  • Me sigurimin e përgjegjësisë mund të qëndroni i qetë nëse si pasojë e një zjarri apo përmbytje në pronën tuaj, dëmtohet edhe prona e fqinjit.
  • Të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe financiare do tju mbulohen nga SIGAL UNIQA pasi sigurimi juaj do të shërbejë për riparimin e dëmeve të shkaktuara në pronën e fqinjit.
  • Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në 04 22 333 08.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

SIGURIMI I PRONËS PRIVATE

Çfarë rreziqesh mbulohen?

  • SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
  • SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e: Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij, përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme, tërmetit, përmbytjes, stuhisë, thyerjes së xhamave, akteve terroriste, grevave, trazirave civile, vjedhjes etj.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 1,5% e shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Cfarë dokumentesh kërkohen për tu siguruar?

  • Kopje e certifikates se pronesise se objektit ose kopje e kontrates se qerase ne menyre qe te lidhet interesi i sigurueshem
  • Vlerat e detajuara per Ndertesen, Makineri, paisjet, inventarin ekonomik, Lenden e pare dhe produktin e gatshem
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Foto te objektit
  • Kopje e bilancit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

SIGURIMI I NGA NDËRPRERJA E BIZNESIT

Çfarë rreziqesh mbulohen?

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit. Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtese te tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse. Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës Tuaj.

Sa kushton?

Çmimet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 1% të shumës së siguruar, në varësi të biznesit që ushtrohet.

Dokumentet bazë që kërkohen për tu siguruar?

  • Kopje e certifikates se pronesise se objektit ose kopje e kontrates se qerase ne menyre qe te lidhet interesi i sigurueshem
  • Vlerat e detajuara per Ndertesen, Makineri, paisjet, inventarin ekonomik, Lenden e pare dhe produktin e gatshem
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Foto te objektit
  • Kopje e bilancit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Për çdo informacion shtesë apo paqartësi mund të vizitoni faqen tone zyrtare në internet www.Sigal.com.al , në WhatsApp në numrin +355 686062829, të na shkruani në adresat: [email protected] ose [email protected]

 Nëse dëshironi të siguroheni ka vetëm një emër! SIGAL UNIQA Group AUSTRIA