Njihet si një nga presidentët më kontraversë në futbollin Italian, por edhe më gjerë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është human. “Unë jam gati të mirëpres kampionet afgane të futbollit”. Këto janë fjalët e presidentit të Sampdoria, Massimo Ferrero.
Duke folur për “Corriere della Sera”, numri një i Sampdorias u shpreh: “Sporti është vetëm një pretekst imi është një mesazh vëllazërimi dhe solidariteti”. Fjalë të thjeshta, por mjaft domethënëse në këto kohë.
Presidenti i klubit ligurian donte të thoshte fjalën e tij në lidhje me situatën e vështirë, në të cilën jetojnë kampionet e ekipit të futbollit të femrave në Herat, Afganistan, të cilët janë ende në atdheun e tyre dhe po përjetojnë një situatë tmerri, pas asaj që ndodhi në vend, me marrjen e pushtetit nga talebanët.
Sporti, veçanërisht sporti i femrave, por në përgjithësi i të gjithë njerëzve atje, po përjeton një situatë të braktisjes totale këto ditë. Klubi i lartpërmendur i pa vajzat e tij të iknin nga sytë-këmbët.
Rreth 15 prej tyre kanë ikur në Iran, 6 të tjera, të gjitha të lindura midis viteve 1999 dhe 2000, në vend të kësaj, kërkuan ndihmë për të ardhur në Itali. Në këtë kuptim, edhe OJQ-ja “Firenze Cospe”, e cila bashkëpunoi me vajzat edhe para fakteve të njohura tani, po bën gjithçka për t’i ndihmuar.
Sot ishte kapitenia e ekipit të futbollit të femrave (e arratisur menjëherë) që i bënte thirrje FIFA-s të gjendej një zgjidhje për vajzat e mbetura atje, pasi ato mund ta pësonin nga talebanët.