MENU
klinika

Tentoi ti largohej regjimit taleban

Një nga personat që ra nga avioni ishte lojtar i kombëtares afgane

19.08.2021 - 14:32

Në Afganistan vazhdon kaosi. Mijëra njerëz çdo ditë po largohen, ndërsa aeroportet janë pishtuar nga njerëz me shpresën për t’u larguar.

Personat që ranë nga rrotat e avionit amerikan, i cili u ngrit i pari nga aeroporti i Kabulit për të evakuar afganët pro SHBA, tashmë kanë hyrë në histori po aq sa viktimat e sulmit mbi Kullat Binjake.

Të dëshpëruar, për të shpëtuar nga regjimi taleban, ata u kapën dëshpërimisht në kabinën e pilotit dhe rrotat e avionit të parë ushtarak amerikan që u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit afgan, të hënën e kaluar, një ditë pasi qyteti ra në duart e talebanëve.

Sot u bë e ditur se njëri nga ata që ranë nga rrotat e avionit të ngjitur në ajër dhe humbën jetën ishte një i ri shpresëdhënës i futbollit afgan. “Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Afganistan” ka konfirmuar se mes të vdekurve, të cilët u rrëzuan në tokë nga qindra metra lartësi, ishte edhe Zaki Anëari, i cili kishte veshur fanellën e ekipeve kombëtare afgane të të rinjve disa herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të dëshpëruar për t’u larguar nga Kabuli

VIDEO/ Momentet e frikshme kur tre persona bien nga avioni