MENU
klinika

Kush janë dy të arrestuarit?

I vunë flakën pyllit duke djegur 4 hektarë pisha e shkurre

08.08.2021 - 11:00

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz.

Panorama mëson se bëhet fjalë për shtetasit Arben Muskaj dhe Zarif Muskaj, të cilët akuzohen për veprën penale “shkatërrim të pronës me zjarr, e kryer në bashkëpunim”.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

NJOFTIMI

Policia e Fierit e angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier.

Këta shtetas, në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis ndërhyrja me helikopterin holandez

Situata kritike me flakët në fshatin Dukat


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall