MENU
klinika

Serie A, Java 1

Inter e nis me “poker”, shënojnë debutuesit

21.08.2021 - 20:29

Një nisje shumë e mirë e kampionëve të Italisë. Inter bind dhe fiton thellë 4-0 që në start, duke mposhtur në “San Siro” ekipin e Genoas. Një sukses mëse i merituar, ku shënojnë edhe debutuesit.

Interit i kanë mjaftuar 14 minuta për të shënuar golat e parë në sezonin e ri të kampionatit italian. Minuta e gjashtë, goditje këndi, krosim i bukur i Hakan Calhanoglu dhe realizim me kokë i Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak gjen golin e parë sezonal dhe festë në stadium.

Avantazh i shpejtë dhe i rëndësishëm për skuadrën e Simone Inzaghit, që nuk ndalet dhe dyfishoi tetë minuta më pas me anë të Calhanoglu. Fantazisti turk, i cili la Milanin për t’u bërë pjesë e kampionëve, finalizoi një aksion me disa pasime.

Në pjesën e dytë ka vend edhe për Vidal, që realizon golin e tretë. Edhe pse ishte përfolur për një largim të tijin, kiliani lë gjurmë që në ndeshjen e parë. Ndërsa mbyll “pokerin” e golave Edin Dzeko.

Dy debutues që shënojnë që në sfidën e parë, Calhanoglu dhe Dzeko, një shenjë e mirë. Inter e nis me hap kampioni, trajneri Inzaghi debuton me fitore. Ndeshja tjetër Verona-Sassuolo përfundoi 2-3.