MENU
klinika

“Mos u habisni nëse Sali Berisha i qëndron vendimit të tij për…”

Ish-Presidenti Bamir Topi flet për skenarët: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

03.08.2021 - 14:51

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se nuk është surprizuar nga vendimi i amerikanëve pasi e njeh mirë Berishën. Por sërish Topi e ka cilësuar si një moment jo të mirë për politikën shqiptare.

“Flas për politikë. Thotë një shkrimtar i famshëm, unë nuk kam vrarë njeri, por para një paralajmërimi për vdekje nuk do të thotë që do hidhërohem. Ka qenë një episod që për politikën shqiptare, nuk është një moment i mirë. Nuk është një moment i mirë dhe për një ish-bashkëpunëtor dhe për politikën. Betejën me Sali Berishën unë e kam bërë vetëm. S’më duhej verdikti i SHBA-së për të njohur atë. Njerëzit nuk lindin diktatorë. Bëhen diktator gjatë rrugës. Arkitekti i rrënimit të Shqipërisë është kryeministri i sotëm njëkohësisht dhe Berisha.

Ai rri mirë sepse atë punë e ka bërë vetë më parë. Kur ka qenë kryeministër është marrë gjerë e gjatë me institucionet shqiptare. SHBA-të janë një lider botëror, merren me probleme të mprehta në nivel global. E kanë në funksionimin e tyre që nuk merren me individë por me institucione. Por këtu në Shqipëri kanë parë që mungon partneri alternativ, politik. E kanë parë që komunikimin e vetëm e kanë me Edi Ramën. Politika e një vendi, kur ndërton një partneritet, këtu nuk ka institucione.

Ata janë drejtuar atje se shohin që te Basha nuk kanë partnerin e sigurt. Nuk jep asnjë lloj garancie për vendimmarrje indipendente nga Sali Berisha. Nuk jep besueshmëri as për vendimmarrje të nesërme. Për të bërë një zgjidhje të sinqetrtë. Basha nuk do jetë mundësi për të qenë partner. Të gjithë sëbashku duhet ta kuptojmë situatën si një situatë që nuk i takon vetëm tre vetave. Kështu e kanë parë grupet e interesit. Në fund fare rezultati ka qenë defiçent në demokraci. Basha është kryetari i një opozite parlamentare që është rritur në numra. Basha është më i dobët se çka qenë. Është një lider i pavendosur” – tha Topi.

Duke vendosur theksin tek thirrjet e Yuri Kim për largimin e Berishës nga Parlamenti në shtator, Topi ka parashikuar skenarët e mundshëm.

Sipas tij, nëse Berisha pranon që të futet në Parlament, atëherë do të krijohen grupe të reja parlamentare që mund të konsolidohen dhe në forca të reja politike.

“Unë nuk jam PD. Provë më të qartë se si është rrënuar demokracia, është shembulli se si është rrënuar demokracia brenda Partisë Demokratike. Mos u habisni nëse Sali Berisha i qëndron vendimit të tij për tu futur në parlament. Në optikën time, brenda Parlamentit nëse nuk ka vendim, do ndërtohet një grupim tjetër politik. Krijohet një grupim parlamentar me emër tjetër. Të shohësh një pozicion refraktar nda partnerit kryesor, duke vazhduar me linjën e Sali Berishës, do dalin disa të tjerë. Të jeni të sigurt që kështu do ndodhë nëse nuk ka një reflektim. Do ketë një rënie të liderit historik dhe do marrë me vete produktet e tij. Do jetë një grup tjetër që ndryshe nga grupet jashtë parlamentit, do ketë forcën e atij grupi të vendosur me fuqinë e deputetit” – tha Topi.