MENU
klinika

Ylli Pata

Kë kërcënon Berisha me variantin apokaliptik të PD-së?!

03.08.2021 - 10:26

Është e dyta herë që Sali Berisha vendos videon e betimit “alla Hygo” të bërë në vitin 2015, kur i dha fund fabulës se ai është tërhequr nga politika.

Por faktikisht me publikimin e parë, nuk duket se pati një impakt të rëndësishëm në PD, përveç një grupi njerëzish që më shumë janë nxitur të reagojnë, sesa po e mbrojnë Berishën.

Megjithatë, ish-kryeministri e nxori sërish, e sipas gjasave do ta nxjerrë prapë, për të krijuar një atmosferë nostalgjie e prekëse me përkrahësit e ethshëm të tij, që janë gati “ta djegin” siç shprehen mjaft adresa anonime, në komentet që i bëjnë faqes së doktorit.

Por ende nuk ka një reagim prej ndonjë prej figurave qëndrore të Partisë Demokratike, sidomos pas ultimatumit të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila ishte një bombë e fuqishme që ka dhënë një efekt të fuqishëm.

Përveç Lulzim Bashës, që nuk ka pranuar që të shprehet për Sali Berishën, as ndonjë figurë tjetër qendrore e PD-së, nuk ka dhënë një prononcim të tij.

E kjo, të paktën nga shenjat që po jep Berisha me përsëritjen e videos-paralajmërim, është një sinjal i fortë, që mund të çojë në një zhvillim të ri politik.

Në një shizmë, nëse SHBA, do të arrijë ta shpëtojë PD-në nga diktati i Sali Berishës.

Në fakt nuk është ndonjë operacion krejt i panjohur. Në Serbi për shembull, faktorët perëndimorë, mbështetën Aleksandër Vuçiçin e Tomislav Nikoliçin në operacionin e tyre për të transformuar Partinë Radikale Serbe të Vojislav Sheshelit. Si Vuçiçi, ashtu edhe Nikoliçi, edhe pse ndihmës e bedelë të kreut të paramilitarëve serbë, arritën ta transformojnë disa partinë e të largojnë plakun që kishte në duar gjakun prej luftrave të Kroacisë e Bosnjës.

Kjo bëri që Sheshel të krijojë një parti të re, me emrin e vjetër ku mbajti vetëm një rreth pasuesish fanatikë që dalin në tubime inatçore në qytetet e Serbisë, por që janë gjithënjë e më pak…