Sot është nata e fundit e mban natën e saj të fundit të festimeve dhe i ftuari i kësaj nate është i shumëpërfoluri këngëtari serb Goran Bregoviç.
Siç edhe është njoftuar nga Bashkia Korçë, ai do të performojë me këngën “Kosovska”, një këngë e vjetër, e kënduar nga Bijelo Dugme dhe e shkruar nga Agron Berisha.
Edhe pas shumë polemiakave dhe kundërshtimeve të krijuara në vend si dhe në Kosovë, sërish Bashkia e Korçës nuk është tërhequr nga vendimi i saj.
Edhe populli i Kosovës ka bërë thirrje për bojkot e ndërkohë që rrjetet sociale “zjejnë” nga komentet, ka nga ata që shkojnë deri aty sa thonë se do të bojkotojnë pushimet në Shqipëri dhe se ky vendim është një pabesi ndaj Kosovës.
As në Shqipëri situata nuk është e qetë.
Disa kanë kërkuar bojkot e disa të tjerë kanë paralajmëruar edhe për dhunë. Edhe vetë artistët shqiptarë janë përfshirë në këtë rast. Situata është mjaft e tensionuar dhe mendohet se kështu do të vazhdojë edhe në mbrëmje kur Goran Bregoviç do të dalë të performojë përpara publikut shqiptar.
Ka qënë Bashkia e Korçës ajo që ka thënë se “arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, por ura ka përherë dy brigje. Koha do e tregojë nëse këto përpjekje janë të dyanshme dhe nëse do të vijë momenti që dhe këngëtarët shqiptarë të mirëpriten me kaq bujë në Serbi.