MENU
klinika

Ish-kapiteni i Kombëtares

Cana i bashkohet TKZ-së për Goran Bregovic

07.08.2021 - 17:08

Ftesa për këngëtarin serb Goran Bregovic në festën e Birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta. Ndër personazhet që ka reaguar për ftesën e Bregovic në atë festë është edhe ish-kapiteni dhe futbollisti i kombëtares Lorik Cana.

Në një story që ka postuar në Instagram, Cana ka shpërndarë një postim në organizatës “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë shprehur irritimin e tyre me ardhjen e këtij këngëtari në Shqipëri.

Ata u kanë bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë ftesën e Bregovic, ose ai festival nuk do të përfundojë mirë. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN