MENU
klinika

Personat që s’janë vaksinuar nuk do lejohen në…

Kosova merr masa të reja anti-Covid/ Mbyllen lokalet e natë

17.08.2021 - 20:06

Rritja e ndjeshme e rasteve me koronavirus ka bërë që Kosova të shtrëngojë masat kufizuese. 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit që pati sot me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit ka bërë të ditur se nga data 20 gusht deri ne 1 shtator, do të mbyllen klubet e natës, ndërkaq restorantet dhe lokalet do të punojnë deri në ora 22:30.

Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.

Po ashtu nuk do lejohen në hotele dhe restorante personat që nuk janë vaksinuar.

NJOFTIMI NGA ODA E HOTELERISË DHE TURIZMIT

Pas takimit të ministrit të Shëndetësisë z. Vitia dhe përfaqësuesve të OHTK kryetari prof. Dr. Sogojeva si dhe drejtorët e departamenteve z. Muçiqi dhe z. Hoti na u kumtuan masat e reja.
Për fat të keq pas ngritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19, me datë 20.08.2021 do të dalin vendime të tjera kufizuese
Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysfirëve deri 150.
Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021.
Të gjithë Restaurantet ditore , kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30.
Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientet në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike.
I lusim të gjithë qytetarët të ruhen nga kjo gjendje alaramante, t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksionohen.
Të infektuarve i’u urojmë shërim të shpejtë!