MENU
klinika

“Nuk kuptojnë qëllimin e pyetjes, ose ndonjë fjalë dhe ju duken të ngatërruara”

Ku gabojnë nxënësit në provime? Matura e këtij viti e mbushur me katra

04.08.2021 - 12:34

Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë bazuar në provimet e Maturës Shtetërore, në vend vetëm 1820 studentë u vlerësuan me notën 10 në lëndën e Matematikës në provimet e këtij viti (prej tyre vetëm katër me 10 absolute), përkundrejt 4440 nxënës të vlerësuar me këtë notë një vit më parë.

PROVIMI ME ZGJEDHJE PER MATURANTET – Studente te viteve te treta (maturante), te shkolles se mesme ‘Partizani’ ne oborrin e shkolles pas provimit te fundit te Matures Shteterore, ate te lender me zgjedhje. Rreth 34 mije maturante do i jane nenshtruar provimit, ndersa ne total ne te gjithe vendin jane 208 qendra ku do te behet provimi. /r/n/r/nELECTIVE EXAM FOR HIGH SCHOOL SENIORS – ‘Partizani’ high school seniors in the school yard after taking the final state matura exam, that of the elective subject.

Ndërsa ngelës ishin 7.612 nxënës , të cilët janë vlerësuar me notën 4 në këtë provim përgjatë vitit 2021 përkundrejt 2025, që janë vlerësuar ngelës në këtë provim gjatë 2020-ës.

Në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, gjithashtu janë të paktë ata maturantë që janë vlerësuar me notën 10 (vetëm dy kanë marrë 10.0 absolute në provim), përkundrejt disa mijëra nxënësve, që janë vlerësuar me notën 7 apo 8, ndërsa mijëra të tjerë janë vlerësuar me notën 4.

Në Gjuhën Shqipe numërohen 6565 nxënës që janë vlerësuar me 9 apo 10 përkundrejt 5645, që janë vlerësuar me këtë notë një vit më parë, ndërsa me notën 4 janë vlerësuar 1.911 nxënës përkundrejt 983 një vit më parë.

Këtë maturë është vënë re se një pjesë e mirë e maturantëve kanë nota më të mira te gjuhët e huaja dhe mes tyre, ata nxënës që studiojnë anglisht, ku numërohen dhe studentët më të shumtë, të cilët janë vlerësuar me notën 9 apo 10, ndërkohë që këtë vit, numri më i lartë i atyre që janë vlerësuar me notë jo kaluese është në lëndën e Matematikës.

Në totalin e shpërndarjes së notave në Matematikë, nota që mbizotëron është 5. Kjo notë është shumë e përhapur edhe në lëndë të tjera, ndërkohë që diçka që bie në sy është shtimi i numrit të atyre nxënësve, që janë vlerësuar me notën 4 apo 5, në krahasim me vitet e kaluara gjatë provimit dhe diçka e tillë mbase mund të shpjegohet me efektin që periudha e pandemisë pati mbi procesin mësimor dhe të nxënit e nxënësve.

Ndërsa, nëse flasim për një notë mesatare bazuar në vlerësimet e bëra publike, ende nuk ka ende një raport zyrtar për të bërë vlerësime të sakta, por ngjan se kjo notë, me përllogaritje jo të plota është diku te nota 7.

Nga ana tjetër, nxënësit duket se nuk kanë shënuar rezultate të larta në lëndët me zgjedhje e me sa bie në sy, këto rezultate madje janë shpesh më të ulëta se rezultatet vjetore në këto lëndë.

Por ku gabojnë nxënësit në provimet e Maturës?

Dr. Ermira Ymeraj, mësuese me përvojë përsa i përket punës me maturantët shpjegon se disa herë notat e provimeve nuk janë notat, që nxënësit kanë pasur gjatë vitit mësimor.

“Pyetjet që më shumë nuk zgjidhen nga nxënësit, janë pyetjet me përgjigje të zgjeruar ose të hapura. Arsyeja e parë i lënë pa përgjigje për mungesë të njohurive, për shkak të leximit të pamjaftueshëm të literaturës së detyruar për MSH.

Arsyeja e dytë është se nuk kuptojnë atë që ju kërkohet pra qëllimin e pyetjes, ose nuk kuptojnë një ose disa nga fjalët e pyetjes, nuk zotërojnë leksik të mjaftueshëm, ndaj dhe pyetjet ju duken të ngatërrueshme.”, – vëren Ymeraj.

“Mos leximi i duhur i pyetjes, bën që nxënësit të marrin fjalë kryesore dhe t’i shkruajnë si përgjigje. Gjatë leximit të pyetjes atë lexojnë atë që dëshirojnë ato, duke mashtruar veten se e dinë, dhe duke i çuar drejt një rezultati të gabuar.

Mos leximi me kujdes nuk i lejon ta përthithin saktësisht kërkesën e pyetjes, nuk nënvizojnë fjalë të rëndësishme gjatë leximit dhe nuk përqendrohen te fjalët udhëzuese si krahasoni, veçoni etj.

Arsyeja e tretë e kanë kuptuar pyetjen po nuk dinë përgjigjen, mungesa e sigurisë për saktësinë e përgjigjes i lë shumë nxënës të mos iu përgjigjen pyetjeve me përgjigje të zgjeruar. Hezitimi për të hamendësuar.”, shton më tej specialistja, ndërsa vijon se sigurisht, për një rezultat të mirë duhet të ketë edhe motivim të vetes, pasi një pjesë e nxënësve “kanë motivim të dobët për suksesin e tyre, thjesht i nënshtrohen provimit për ta marrë dhe jo për të fituar rezultate të larta, dalja mirë në teste është pak i rëndësishëm për ta.”

Sigurisht këto nuk janë arsyet e vetme. Përgjigjet e plota duhet të vijnë nga institucionet./Burimi: GazetaSi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikthehet skema si para pandemisë, 20 pyetje me alternativa e 40 me zhvillim

Ndryshon struktura, si do të jenë provimet e maturës!

Nga Financial Times/ Ku do fokusohet Pekini?

Pesë gjëra për tu mbajtur nën vëzhgim për Kinën

Datat e provimeve për minimaturantët!

Sezoni i testimeve nis një ditë pas maturës

Nga MAS te QSHA e Kryeministria, mbyllet pas dy orësh protesta

Maturantët paralajmërim: Nesër sërish në shesh për tezën e matematikës