Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar një postim të Albin Kurtit, i cili ka bërë një bilanc të 6 muajve si kryeministër.
“Shume bre llegende e llojit te vet eshte:
Po e krahason vitin 2021 me vitin 2020, kur dihet qe ne gjashte muajt e vitit 2020 as fryme nuk kemi marre, cdo gje ka qene e mbyllun. Mundesh me e krahasu edhe me gjashtemujorin e pare te vitit 1999.
Ne anen tjeter ne gjashte muajt e pare te ketij viti Kosova eshte duke e pergatitur terrenin me hy ne lufte me Shqiperine. A i mbani ne mend ato deklaratat qe me Serbine reciprocitet, me Shqiperine e heqim kufinin?
Eh, ka ndodhe saktesisht e kunderta, mallrat serbe ne vendin tone ne keto gjashte muajt e qeverise Kurti jane futur me shume se cdo here tjeter gjate qeverise, kurse me homologun e tij ne Shqiperi kryeministri Kurti nuk eshte ne terma te komunikimit”, shkruan Buzhala.