Gjatë kësaj kohe të vitit, mushkonjat kënaqen duke vizituar oborret dhe kopshtet tona.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit raporton se ka mbi 3.000 lloje të ndryshme të mushkonjave në botë. Aktiviteti i tyre fillon kur temperaturat gjatë natës janë shumë të larta dhe përveç se mund t’ju pickojnë ato mbajnë dhe infeksione.
Receta e mëposhtme të cilën mund ta bëni në shtëpi është perfekte kundër mushkonjave dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni ato kafshime të bezdisshme të mushkonjave:
përbërësit:
10 pika vaj limoni
15 pika vaji livandoje
1/4 filxhan lëng limoni
4 lugë çaji ekstrakt vanilje
Në një shishe përzieni të gjithë përbërësit e listuar më sipër dhe mbusheni me ujë. Tundeni mirë, dhe me anë të një sprite lyeni trupin tuaj kur dilni jashtë.