Një grua nga Idaho, e cila gjeti një grumbull letrash nga Lufta II, këto në një qendër tregtare antike, i përdori mediet sociale për t’i rikthyer tek i zoti. Por çfarë zbuloi, ishte surprizë: edhe ajo vetë, ka lidhje të largët farefisnore, me familjen që i përkasin dokumentet.
Zen Hanson, nga Rigby, tregoi se bleu një qese me disa dokumente të kahershme, në një qendër antike në ”Idaho Falls” dhe zbuloi se, disa ishin edhe letrat që ajo i quajti “Koleksioni i tezes Ida”.
“Gjeta këtë çantë plot me ato që dukeshin si letra dhe dëftesa apo shkresa të ndryshme. E bleva, sepse, thjesht e dua historinë dhe gjenealogjinë time. Më pëlqen të mësoj për të kaluarën dhe njerëzit. E solla në shtëpi dhe sapo gërmova”, – tha ajo.
Letrat i drejtoheshin Ida Green-it, nga nipat në frontin e luftës. Ajo tha se, gjithashtu, përfshiheshin letrat e shkruara për Green-in, nga e veja e njërit prej nipave, pasi ai u vra në luftime.
Hanson, publikoi në ”Facebook” disa fotografi nga letrat, me shpresën për të gjetur ndonjë të afërm që jeton, të Green-it, i cili, u nda nga jeta në vitet ’80-të. Iu përgjigj menjëherë Suzanne Bennett, nga Newdale, që është stërmbesë e Ida Green-it.
“Në fakt, kam marrë emrin e Idës. Emri im i parë, është Ida, Ida Suzanne Bennett. Atëherë, ajo ishte infermiere në Shën Anthony”, – tha Bennett.
Hanson takoi zonjën Bennett, për t’i dorëzuar letrat dhe pasi folën për historinë e familjes, zbuluan se Hanson dhe Bennett, ishin kushërinj të nëntë – nga ana e familjes Green.
Zen Hanson tha se, në çantën që ajo bleu kishte edhe të tjera letra dhe është në kërki të anëtarëve të familjes së autorëve…