MENU
klinika

Rritja e çmimeve të vaksinave përkon me…

Ministri francez e konfirmon: Do të jenë më shtrenjtë jo vetëm për BE-në

02.08.2021 - 13:25

Rritja e çmimit për dozat e vaksinave të kompanive Pfizer dhe Moderna përkon me shqetësimet në rritje për përhapjen e variantit ‘Delta’.

Sipas Ministrit Francez për Çështjet Evropiane, Stephane Bon, kompanitë farmaceutike do të rrisin çmimin e vaksinave kundër Covid që do të dorëzojnë në Bashkimin Evropian sepse do t’i kenë përshtatur me variantet e reja të koronavirusit.

Kështu ministri francez ka konfirmuar edhe një raport të Financial Times.

Një dozë e vaksinës Pfizer do të shkojë nga 15.5 euro dhe 19.5 euro dhe një dozë e vaksinës Moderna nga 19 euro në 21.5 euro, raportoi Financial Times dje, duke cituar përmbajtjen e kontratave me BE.

“Ne duhet të merremi me të gjitha problemet në një mënyrë racionale, padyshim që të mos teprohet, por të kemi kontrata më kërkuese, me vaksina të përshtatura për variantet e reja të Covid. Ndoshta po, do të jetë pak më e shtrenjtë jo vetëm për Bashkimin Evropian, por për të gjithë blerësit,” tha Cleman Bonn për rrjetin RFI, pa specifikuar shumën e rritjes.

Rritja e çmimeve përkon me shqetësimet në lidhje me përhapjen e variantit Delta, ndërsa kërkimet kanë treguar se vaksinat e Moderna dhe Pfizer/BioNTech mbeten efektive kundër këtij varianti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN