MENU
klinika

Nga 15,50 euro në...

Pfizer/Biontech dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për BE

01.08.2021 - 18:38

Kompanitë Pfizer/Biontech dhe Moderna rritën çmimet e vaksinës së koronavirusit në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian.

Sipas Financial Times, çmimi është rritur nga 15,50 euro në 19,50 euro për një dozë Pfizer/Biontech.

Më tej thuhet se çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re.

Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se 1 miliardë doza vaksine deri në fund të shtatorit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së. EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/Mustafa Nano: Pse Rama nuk “shkëlqeu” me krizën e vaksinave?

“Pas dështimit me Pfizer duhet t’u lutet rusëve. Jemi bërë më katolikë…”


Çfarë na e vodhi... modernizimi!

A ju kujtohet ”Epoka Para Teknologjisë”?

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare

Rama: Nuk varet nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!

‘Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare’

Von der Leyen: Do investojmë 600 mln euro në Shqipëri

"Na dha ndihmë të madhe gjatë tërmetit. BE e lodhshme, por duhet..."

Rama: Von der Lyen avokate e palëkundur e integrimit të rajonit