MENU
klinika

“Shqipëria, e gatshme të presë qindra afganë”

Ministrja Xhaçka publikon deklaratën e Blinken-it

16.08.2021 - 11:02

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në “Twitter” thotë se Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, të cilëve u kërcënohet jeta.

Ndërsa shpërndan një postim të sekretarit Antony Blinken, Xhaçka deklaron: “Shqipëria është e gatshme të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”.


Në deklaratën e Blinken-it thuhet: “SHBA-të pajtohen me komunitetin ndërkombëtar në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe të ruhet qetësia”.

Kujtojmë që një ditë më parë kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin e “Reuters” se ka zhvilluar bisedime me SHBA-të për strehimin e afganëve në Shqipëri, duke u shprehur se nuk mund ti thoshte jo Amerikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do t’i themi jo Amerikës për afganët”

Edi Rama zbulon kërkesën e administratës Biden për Shqipërinë