MENU
klinika

Do të vendosen në Durrës dhe Tiranë

Nis përgatitja e vendstrehimeve për afganët në Shqipëri

16.08.2021 - 11:20

Shqipëria ka nisur punën për të përgatitur vendstrehimet ku do të qëndrojnë afganët. Raportohet se fillimisht në Shqipëri do të vijnë 450 persona, të cilët do të vendosen në Tiranë dhe në Durrës dhe kostot financiare parashikohet të përballohen nga Shqipëria.

Strehimin e tyre e ka konfirmuar dhe ministrja Olta Xhaçka, e cila me anë të një postimi është shprehur se Shqipëria është gati të presë qindra afganë, por nuk ka dhënë detaje.

Aktualisht po verifikohen personat që në të vërtetë gjatë 20 viteve të luftës kanë bashkëpunuar me NATO-n kundër talebanëve, thonë burimet.

Tani që talebanët morën pushtetin, jeta e tyre rrezikohet ndaj NATO dhe SHBA po marrin përsipër strehimin e tyre në disa vende të ndryshme, deri në transferimin përfundimtar që parashikohet të jetë amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do t’i themi jo Amerikës për afganët”

Edi Rama zbulon kërkesën e administratës Biden për Shqipërinë

Strehimi i afganëve nga Shqipëria dhe Kosova

DASH: I treguat botës së çfarë nënkupton besa