MENU
klinika

Greqi

Olimpia në flakë

05.08.2021 - 17:06

          Situata në Olimpinë e Lashtë mbetet jashtëzakonisht e vështirë, teksa zjarrfikësit janë në betejë me flakët.

Zjarri që përfshiu zonën e lashtë, thuajse 5 km i gjatë, u neutralizua rreth 500 metra afër muzeut të Olimpias. Sakaq, rezultojnë me dhjetëra shtëpi të djegura dhe pa energji elektrike, prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme.

Largimi i banorëve u bë i pashmangshëm, nga frika e një tragjedie tjetër si në Mati, disa vjet më parë dhe i vetmi fshat ku u luftua me flakët ishte Olimpia, kjo edhe falë ndërhyrjes nga vendet fqinje të Greqisë.

Flakët po i afrohen në mënyrë të rrezikshme Helidonit, ndërsa autoritetet zjarrfikëse janë bllokuar. Dy banorë të Olimpisë së Lashtë, të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit, u plagosën rëndë dhe u dërguan në qendrën shëndetësore të zonës.

Sipas mediave greke, disa vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike, pasi ka probleme të rënda në rrjet. Gjithashtu, një kamion zjarrfikës ka ngecur në baltë. Zjarrfikësit u detyruan ta braktisin ndërsa flakët u afruan.

Më herët, një mesazh u dërgua për evakuim për ata që janë në vendbanimet Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia. Në mesazh thuhet: “Kujdes, nëse jeni në Deliza, Ano-Kato Louvro, Mouria, Pefkes, Kammena, Linaria, Villia, Ilia, duhet të largoheni”.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga zjarret këtë sezon vere, me shtëpi dhe hapësire toke të shumta, përfshirë nga flakët. Në pamjet që vijnë nga mediet greke, shihet sesi kafshët luftojnë për t’i mbijetuar flakëve, në Varibob të Greqisë.

Ndërkohë, situata parqitet e rënduar. Zjarret, tashmë kanë përfshirë varrezat mbretërore dhe zonat e veçanta, ku ruhen afërsisht 100,000 objekte me vlerë historike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit