MENU
klinika

'Open Balkan'/ Gjermania është kundër!

Biserko: Zmadhon sferën ekonomike të Serbisë

11.08.2021 - 12:47

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko është një nga zërat e paktë në vendin e saj që ka folur në mbrojtje të shqiptarëve ku në një intervistë me portalin Avangarda ka thënë se ideja e “Ballkanit të hapur” i shërben Aleksandar Vuçiçit si mbulesë për problemet e tij të brendëshme.

Sipas Biserkos, Gjermania nuk e përkrah idenë e Schengenit Ballkanik për dy arsue, së pari kjo nismë është iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, dhe sepse Gjermania përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Biserko theksoi se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që në thelb më shumë i leverdis Serbisë, e cila kësisoj zmadhon hapësirën e saj ekonomike.