MENU
klinika

Sekuestrohen armë zjarri e drogë

Operacioni i RENEA-s, shoqërohen 40 persona

25.08.2021 - 09:52

40 persona me precedent kriminal janë shoqëruar në orët e fundit gjatë operacionit të RENEA-s.

Janë sekuestruar armë zjarr, drogë e sende të kundraligjshme.

Ky operacion masiv ka vijuar gjatë gjithë natës teksa janë gjurmuar dhe ndjekur persona me pjesëmarrje aktive në aktivitete kriminale. Postblloqe  ngritën për të kontrolluar gjithashtu personat që qarkullonin me automjete luksoze.

RENEA ka ushtruar kontrolle kryesisht në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan.

 

 

Ditën e djeshme u arrestua edhe Astrit Seferi i cili ishte autor i plagosjes së katërfishtë në 2017 në Tiranë.

Kush është Astrit Seferi?

Astrit Seferi së bashku me vëllain e tij Arben Seferi dhe Viktor Gjergjin në vitin 2017 në Laprakë të Tiranës qëlluan drejt një lokali ku ndodhej Elion Leka me tre të tjerë. Leka kishte patur një konflikt para aktit me dy vëllezërit Seferi, dhe këta të fundit iu përgjigjenë duke e plagosur Lekën në shpatull dhe tre shokët e tjerë të cilët ishin ulur në tavolinë me të.