MENU
klinika

"Rama, tradhtar me Kosovën"

Pacolli kritikon Kurtin: Lini mënjanë tekat!

11.08.2021 - 13:46

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të lëshuara në adresë të tij se po tradhton Kosovën dhe se u shpreh se nisma Balkan Open është një nga rrugët që Kosova të njihet nga Serbia, pa pasur nevojë të fitosh paqen me anë të luftës.

Reagimi i tij një ditë më parë është pritur me shumë qëndrime pro dhe kundër, si në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri.

Behgjet Pacolli, ish-presidenti i Kosovës me anë të një reagimi në rrjetet sociale e cilëson si të dëmshëm rivalitetin apo sfidimin me udhëheqjes së Prishtinës dhe Tiranës.

Postimi i plotë

Pa pretendime politike, mbështetje, kritikë apo preferencë ndaj askujt, e kam më se të nevojshme të ftoj përfaqësuesit e institucioneve të dy vendeve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) që të ulin tensionet, të lënë mënjanë inatet dhe teket dhe interesat personale dhe të fillojnë të punojnë së bashku e të harmonizojnë dhe koordinojnë të gjitha veprimet politike, në një kohë kur mbështetja për Kosovën nga Shqipëria, është më se e nevojshme.

Unë besoj se për shkak të “rivaliteteve personale” krerët e shteteve nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim që mund ta dëmtojë Kosovën ose ta privojnë atë nga rrugëtimi i saj, veçanërisht kur ajo gjindet në “udhëkryqin e madh”.

Çdo pretendim për të “sfiduar rivalin” midis udhëheqësve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte një humbje për Kosovën e jo për Shqipërinë, pasi është e qartë se Shqipëria është në një pozitë më të fortë se Kosova, duke filluar me faktin se Shqipëria është një shtet, de facto dhe de jure, anëtare e të gjitha organizatave botërore dhe e njohur nga e gjithë bota, me një traditë të gjatë politike, është ekonomikisht më e fortë, ka shumë më tepër burime natyrore sesa Kosova dhe qëndron gjithashtu fakti i padiskutueshme që çdo ditë Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në Rajon dhe më gjerë.

Prandaj, politikanët e Kosovës duhet menjeherë të fillojnë e të veprojnë me kolegët e tyre ne Shqipëri bashkarishtë, pa arrogancë dhe emocione të harmonizojnë veprimet e tyre, gjithmonë në interes të qytetarëve e sidomos të Shtet- ndertimit të Kosovës. … Nuk ka asnjë shqiptar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!