Afganistani nuk po gjen qetësi pasi talebanët pushtuan kryeqytetin Kabul. Edhe mëngjesin e sotëm në aeroportin e Kabulit janë regjistruar skena të tmerrshme. Duke qenë si e vetmja pikë për largimin nga vendi, aeroporti është i mbushur me qindra qytetarë që duan të largohen.
Daily Mail ka publikuar disa pamje ku shihen disa vajza që zgjasin duart përtej kangjellave të hekurta dhe i luten ushtarëve amerikanë për t’i ndihmuar.
Gjithashtu edhe në sfond dëgjohen krismat e armëve të talebanëve. Shumë shtete të BE-së dhe SHBA-së po punojnë për të pritur qytetarët afganë që largohen nga vendi.
Aktualisht aeroporti është i rrethuar nga luftëtarë talebanë të armatosur të cilët ruajnë territorin.