MENU
klinika

Gjinekologët shpjegojnë 5 arsyet

Përse disa vajzave u vijnë periodat 2 herë në muaj

08.08.2021 - 11:26

Ekziston një keqkuptim i vazhdueshëm përsa i përket përdorimit të togfjalëshit cikël menstrual pasi shumë vajza dhe gra i referohen me këtë emër vetëm ditëve kur kanë gjakderdhje, kur në të vërtetë menstruacionet ose periodat janë vetëm një pjesë e tij. Mesatarisht, cikli duhet të ndodhë 1 herë në 21 apo 35 ditë dhe mund të zgjasë nga 2 deri në 7 ditë. Por nëse ju ndodh që periodat t’ju vijnë 2 herë në muaj, mos u alarmoni, por lexoni se ç’thonë gjinekologët.

1.Keni harruar të merrni kontraceptivët: Mosmarrja e tyre në mënyrë korrekte mund të shkaktojë gjakderdhje të çrregullt për shkak të hormoneve.

2.Mund të vuani nga fibroidet ose polipet e mitrës.

3.Keni infeksine vaginale: Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat. Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale. Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal.

4.Keni probleme me gjëndrën tiroide: Një gjëndër tiroide jo aktive ose tepër aktive mund të shkaktojë menstruacione të parregullta, si dhe rrjedhojë ju mund të keni edhe dy cikle gjatë një muaji.

5.Mund të keni kiste: 8 deri në 20% e vajzave në botë vuajnë nga sindroma e vezores polikistike, të cilat shpesh herë shkaktojnë çrregullime të ciklit menstrual. Nëse periodat nuk vijnë për një kohë të gjatë, apo gjakderdhja shtohet papritur mund të keni probleme me kistet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të magjepsur seksualisht, në luftë për pushtet

Cila mbretëreshë u martua me kushëririn e parë?