MENU
klinika

Të magjepsur seksualisht, në luftë për pushtet

Cila mbretëreshë u martua me kushëririn e parë?

24.05.2019 - 12:10

   Ajo kishte natyrë melodramatike dhe udhëhoqi një perandori të madhe. Mbretëresha Viktoria, lindi më 24 maj 1819. Gjatë qeverisjes së saj, u shënua revolucioni industrial dhe fuqizimi i një perandorie mbarëbotërore. Më 1877-ën ajo u bë perandoreshë e Indisë, më një perandori që përfshinte Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re dhe pjesë të mëdha të Afrikës

Martesa mes dy kushërinjve të parë, mbretëreshës së re dhe princit gjerman simpatik dhe të mençur, ishte një përplasje dashurie. Përgjatë 17 viteve, lindën nëntë fëmijë: katër djem dhe pesë vajza. Piktura dhe fotografi paraqitën imazhin e një çifti të përkushtuar të rrethuar nga fëmijë të bindur e të ëmbël.

Megjithëse seksualisht të magjepsur, çifti i ri ishte bllokuar në fakt, në një luftë për pushtet. Alberti mori gjithnjë e më shumë detyra nga mbretëresha, ndërsa shtatzënitë e saj e detyronin të qëndronte mënjanë. Por, Viktoria nuk ishte e kënaqur me këtë: ajo e admironte “engjëllin” e saj, për talentet dhe aftësitë e tij, por ishte veçanërisht e shqetësuar, për shkakun se po i grabitej pushteti prej mbretëreshe.

 

 

 

 

Ka pasur edhe grindje të tmerrshme, ndërsa Alberti ishte llahtarisur nga temperamenti i shpërthimeve të Viktorias. Gjithmonë, thellë në mendjen e tij ekzistonte frika se, ajo mund të kishte trashëguar çmendurinë e mbretit Xhorxh III. Ndërsa ajo ecte furishëm nëpër pallat, ai fshihej duke mbajtur shënime.

Megjithëse ishte nënë shumë herë, Viktoria urrente të mbetej shtatzënë. Shtatzënitë e përsëritura, ajo i konsideronte “më shumë si lepujt apo derrat e Guinesë sesa çdo gjë tjetër jo shumë e këndshme”.

Ajo nuk pëlqente veçanërisht ushqimin me gji dhe e konsideronte atë një praktikë neveritëse. Ajo nuk ishte as shumë e dalluar si nënë, megjithëse ishte mjaft e kujdesshme në zbatimin e detyrës së saj për të qenë “e ashpër”. Ajo nuk ofronte afeksion.

Marrëdhëniet me djalin e saj më të madh, Berti, i cili më vonë u bë Eduardi VII, qenë veçanërisht të brishta. Që në fillim, ai ishte një zhgënjim për mbretëreshën. Si të gjithë princat, ai u arsimua në shtëpi me një mësues. Berti, eci shumë keq në mësime dhe prindërit e tij e menduan si gjysmak.

Viktoria, shkroi: “Nuk them se është i pashëm, me atë kokë të vogël dhe të ngushtë deri në dhimbje, me ato tipare të stërmëdha dhe nevojën për mjekër.”

Kur Berti ishte 19 vjeç, ai kaloi disa kohë duke u stërvit për pak kohë në ushtrinë në Irlandë, ku një prostitutë me emrin Nellie Klifden, i hyri fshehtas në shtrat. Kur ngjarja mbërriti tek Alberti, ai e priti shumë keq. Shpejt pas kësaj, Alberti vdiq. Cilido qoftë shkaku i vdekjes, për shumë vite më vonë, Viktoria fajësoi Bertin për vdekjen e tij, duke e shmangur atë.

 

 

 

 

Për 40 vitet që vijuan, Viktoria qëndroi e veshur me të zeza dhe u shfaq në publik rrallë dhe pa dëshirë. Për popullin e saj, ajo ishte imcakja “Vejushë e Uindsorit”, një figurë patetike e goditur nga trishtimi. E vërteta ishte shumë ndryshe.

Megjithëse Viktoria ishte e padukshme, nevoja e saj për të kontrolluar fëmijët e saj, ishte thuajse patetike. Ajo krijoi një rrjet spiunësh dhe informatorësh, të cilët raportuan mbi çfarë po bënin fëmijët e saj. Kur Berti u martua me një princeshë daneze, Viktoria urdhëroi mjekun e saj të raportonte çdo detaj mbi shëndetin e nuses, përfshirë edhe ciklin menstrual. Ballot e oborrit u organizuan në mënyrë të tillë, që të mos përkonin me periodat e princeshës. Vajza e madhe e mbretëreshës Viki, u martua me Fritzin, trashëgimtari i fronit të Prusisë, kur ishte 17 vjeç. Ajo u bë nëna e Kaizerit Uilliam II. Megjithëse larg në Gjermani, Viki nuk u shpëtoi dot ndërhyrjeve nga e ëma. Kur Viki njoftoi se ishte shtatzënë, Viktoria iu përgjigj: “Ç’lajm i tmerrshëm… na ka mërzitur për vdekje”. Viki dhe motra më e vogël, Alise, e cila u martua gjithashtu me një princ gjerman, bënë komplot ndaj mendimeve të nënës së tyre. Fshehtas, ato i ushqyen të vegjlit e tyre me gji. Kur Viktoria e mësoi këtë, u zemërua shumë dhe i quajti “lopë”.

Ndryshimi i qëndrimeve të Viktorias qenë habitëse, ndërsa shpërthimet e saj në zemërim mund të bëheshin tmerruese. Ajo e bëri gjithmonë të qartë për fëmijët e vetm se nuk ishte vetëm nëna e tyre, por edhe sovrania, çfarë ata nuk duhet ta harronin kurrë këtë.

Ajo mbajti vajzën më të vogël, Beatriçe, në shtëpi. Vajza u tmerrua nga e ëma. Viktoria dëshironte që Beatriçia të mbetej e pamartuar. Kur vajza njoftoi, se ishte fejuar me një princ gjerman joshës, Viktoria refuzoi t’i flasë për gjashtë muaj dhe e pranoi martesën vetëm me kushtin, që çifti të jetonte bashkë me të.

 

 

 

 

Rebelja e kishte emrin Luiza. Flirtuese, tërheqëse dhe shumë reaguese, ajo refuzoi të martohej me një princ gjerman. Në vend të tij, ajo zgjodhi lordin Lorne. Ky rezultoi gabim. Martesa nuk solli fëmijë, ndërsa Lorne, i mërzitur, jetoi me thashethemin se ishte homoseksual.

Viktoria i kontrolloi djemtë e saj, po kaq ngushtë. Leopoldi, i cili trashëgoi hemofilinë, vuajti veçanërisht shumë. Viktoria e përshkroi atë, si një “fëmijë me pamje tepër të zakonshme”.

Ajo u përpoq ta detyronte atë të jetonte si një invalid, duke e lidhur me fasho. Si fëmijë, ai u tall nga shërbëtori i vet që ishte ngarkuar të përkujdesej për të, por Viktoria refuzoi t’ dëgjojë ankesat e tij. Ai vdiq në moshën 32-vjeçare.

Por, djali me të cilin u grind më shumë, ishte i madhi, Berti. Në një rast, Viktoria ishte shprehur se problemi qëndronte në faktin se, Berti, qe tepër i ngjashëm me të. Ajo kishte të drejtë. Njësoj si e ëma, Berti ishte i babëzitur dhe tepër seksi, me temperament shpërthyes. Por, ai gëzonte edhe një dhuratë të madhe, kishte shumë sharm.

Si princ i Uellsit, Berti kaloi nga një skandal në tjetrin. Viktoria nuk e lejoi atë të shikonte dokumentet e qeverisjes pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura. Por, historia pati një fund të papritur. Berti nuk i prishi kurrë marrëdhëniet me të ëmën. Kur në fund, ai e zëvendësoi atë si monarke, në moshën 58-vjeçare, mundi të qeverisë mirë.

Berti e modernizoi monarkinë dhe ishte falë punës së e tij që gjen shpjegim fakti, se monarkia britanike i mbijetoi luftës së Parë Botërore, ndryshe nga shumë të tjera./Konica.al

Përshtati: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit