MENU
klinika

Situata e zjarreve në vend

Problematike vatra në Majën e Rrunës në Kukës

06.08.2021 - 10:04

Vetëm një vatër shfaqet problematike në vendin tonë, ajo në Majën e Rrunës në Kukës, ndërsa zjarret në zona të ndryshme janë vënë nën kontroll.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten aktive disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë rrezik.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar, por mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë të Mallakastrës është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri. Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rrezik.

Në malin e Shëngjinit në Lezhë vatra është izoluar, ndërsa vatra në fshatin Kalis të Kukësit po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës, pasi flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

“Pas një pune të palodhur dhe të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten active disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik.

Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri.

Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar.

Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat.

Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa”, shkruan ministria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rreziku më i madh është sot pasdite”

IGJEUM tregon katër qarqet problematike

Nga Jugu në Veri janë 6 vatra aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e zjarreve


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë